Lajme

Mujko-Nimani: Edukimi seksual në shkollat kosovare i nevojshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 29 November 2017

Koalicioni K10 sot do të bëj lansimin e Platformës së Koalicionit të Organizatave për të Drejtat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues.

Visare Mujko-Nimani, zyrtare përgjegjëse e Programit UNFPA, tha se Koalicioni K10, përbëhet nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.

“Lansimi i platformës online të K10” dhe për “Të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues”, është zhvilluar nga të gjitha organizmat që ka të bëjë me Shëndetin Seksual dhe Riprodhues”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

-Advertisement-

“Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA)”, tha ajo.

Sipas saj secila nga organizatat e plotëson njëra tjetrën. “Për fat të keq situata nuk është e mirë në fushën e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues”, theksoi ajo. Mujko-Nimani, bëri me dije se vetëm 14 % në Kosovë përdorin mjete kontraceptive. “Ka edhe aborte që mund të eliminohen, pra abortet po ndodhin ende”, tha ajo.

Mujko-Nimani, tha se edukimi seksual në shkollat e Kosovës është nevojë imediate. “Për dy apo tri vitet e ardhshme besoj se në Kosovë do të ketë mësime për edukim seksual”, theksoi ajo. Sipas saj Shëndeti Seksual dhe Riprodhues në Kosovë ende është pak temë tabu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera