Sport

Real Madridi me katër transferime që do ta dridh botën e futbollit

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 28 November 2017

Tek Reali i Madridit e kanë kuptuar që ashtu siç janë “mezi shtyhet”, sepse nuk janë bërë blerje të rëndësishme, e skuadra mezi fiton. Ndaj e kanë ndarë mendjen të “hapin qesen”, vecanërisht në sulm, ku Bale nuk po “ngre kokë” nga dëmtimet, Benzemasë i duket porta vrimë gjilpëre, e Ronaldo nuk është ai i para 2-3 vjetëve. Për këto arsye, madrilenët do të synojnë që në janar, Sergio Aguero e Alexis Sanchez.

Sulmuesi argjentinas i Mancester City është kërkesë e kahershme e Zidane, e meqë raportet e tij me trajnerin Guardiola nuk janë idilike, mund të realizohet kalimi i tij tek Los Blancos. Në dukje më e lehtë është edhe tratativa për Sanchez. Kileni i Arsenalit është në fund të kontratës që skadon në qershor, e klubi londinez, duke parë që ai nuk e do rinovimin, nuk do ta lerë të shitet me parametër zero. Për 30-vjeçarin ka dhe një interesim të PSG.

Por Real i Madridit po sheh që tani edhe mundësitë e merkatos së verës, ku prioritet i prioriteteve, është Harry Kane i Totenham. Madrilenët janë gati për çmenduri, vetëm të sigurojnë shërbimet e 24 vjecarit, të cilin e konsiderojnë “shtyllën” e sulmit. Por në fokus të tyre është vënë edhe Mohamed Salah, që po shkëlqen tek Liverpool. Egjiptiani po shndërrohet në rrezikun nr.1 të “The Reds”, e mund t’i japë shumë rrezik krahut të djathtë të sulmit. Pavarësisht ambicieve, madrilenët janë koshientë se për të realizuar dëshirat, kërkohet luftë e fortë financiare dhe “politike”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera