Lajme

Edi Rama bisedë të tensionuar me ministrin Xhafaj, “bllokon” Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 28 November 2017

Dje u mbajt mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në qytetin e Korçës, ku janë nënshkruar dhe 12 marrëveshje.

Megjithatë duket se edhe në këtë takim ku e gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar tek dy kryeministrat dhe tek qëllimet që do të parashtrojnë si synime për tu arritur në vijim nga të dy vendet, Kryeministri i Shqipërisë duket se nuk i ka mbaruar bisedat e rëndësishme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Tek sa zbresin shakllët e godinës së bashku me Haradinajn, Rama është ndalur në shkallë dhe zhvillon një bisedë të tensionuar me Xhafajn që duket nga gjestikulacioni i tij, (lëvizja e duarve), ndërkohë që Haradinaj pret prapa i “bllokuar” nga Rama.

-Advertisement-

Fatmir Xhafaj, por edhe Rama janë nën akuza të forta ditëve të fundit pas dështimit të operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë që akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës.

https://www.youtube.com/watch?v=Xyl2Yy4UlpQ

Enigmë është biseda mes tyre, por me problemet e aktualitetit politik në Shqipëri me siguri se ata nuk kanë qenë duke folur për Kosovën.

Opozita e akuzon ministrin e Brendshëm dhe Ramën si dekonspiruesit e operacionit për kapjen e ish-shefave të policisë. (Faxweb)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera