Arsim Gërxhaliu flet për mbetjet mortore që u gjeten në Gjakovë
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 27 Nëntor 2017
Mbetje mortore të së paku tre personave, janë gjetur ditëve të fundit në një lokacion në dalje të Gjakovës, në afërsi të zonës industriale që ndodhet rrugës për Prizren.
Për këtë rast ka folur edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
“Ne gjatë tërë javës jemi duke punuar në atë teren. Kemi gjetur edhe mbetje mortore të minimum tre individëve. Terreni është i vështirë dhe i papërshtatshëm. Situatën e komplikon edhe më shumë fakti se në ato vende ka shumë kafshë të ngordhura. Na nevojitet edhe së paku një javë punë aty”, tha Gërxhaliu për kallxo.com.
Gërxhaliu theksoi se punimet janë paraparë të vazhdojnë të mërkurën më 29 nëntor, por sipas tij “duket se moti nuk do t’i lejojë të shkojnë në terren”.
Së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, në vend të ngjarjes të pranishëm janë edhe ekspertët e EULEX- it.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetajn, i cili tha se ende nuk mund të dihet nëse këto mbetje mortore u përkasin personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë apo rasteve të tjera.
“Ende nuk mundemi të tregojmë se a konsistojnë këto mbetje mortore me personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Paraprakisht, mbetjeve mortore do t’u bëhet analiza e ADN-së, e pastaj dërgimi në komision ndërkombëtar për analizë. Ende nuk mund të dihet se a i takojnë personave të pagjetur apo ka të bëjë me raste të tjera”, tha Gjetaj.
Ai tha se mbetjet mortore të gjetura në këtë lokacion janë të përziera edhe me eshtrat e kafshëve, andaj antropologët duhet të shikojnë se cilat mbetje u përkasin njerëzve

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...





























