Lajme

U kap me drogë në Itali, shqiptari shtrin përtokë policin më karate

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 27 November 2017

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarë janë vënë në pranga në Milano pasi kontrolli në banesën ku rrinin u zbuloi një sasi kokaine dhe 1 mijë euro të fshehura në kuzhinë.

Shqipatrët 41 dhe 42-vjec po mbaheshin nën vëzhgim nga autoritetet.

Agjentët e policisë e bllokun shqiptarin 41 vjecar, pak pasi kishte dalë nga banesa, pas sinjalizimeve yë fundit që kishin marrë lidhur me aktivitetin e dyshuar të tij.

-Advertisement-

Por në kohën që i janë afruar, shqiptari, duket ekspert në artet marciale reagoi me shpejtësi duke i plagosur dy agjentët. Por nuk mundi të shpëtonte, pasi shpejt u vu në pranga.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti drogë dhe euro, Por në kohën që bëhej kontrolli shoku tjetër i shqitarit hyri në shtëpi, pa e ditur se aty ishin karabinerët.

Ai u prangos dhe u cua në polici. Të dy rezultojnë me precedentë dhe të dyve u kishte skaduar pasaporta. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera