Lajme

Ja kur fillon lëshimi i vërtetimeve për Dëshmorët dhe Invalidët e Luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 27 November 2017

Vërtetimet për Dëshmorët e Kombit dhe Invalidët e Luftës në Kosovë do të fillojnë të lëshohen nga data 1 dhjetor 2017.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Drejtori i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, Gazmend Syla.

Gjithashtu është theksuar se për këto vërtetime nevojiten këto dokumente: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e vdekjes (origjinal).

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

Njoftojmë Invalidët e Luftës dhe Familjet e Dëshmorëve, se Vërtetimet për Dëshmorë të Kombit dhe Invalidë të Lufës fillojnë të lëshohen që nga data 1 DHJETOR 2017, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00. Për vërtetime të Invalidëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e vdekjes (origjinal).

Vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të Invalidëve të Luftës për Komision Mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera