Rrëfimi i Zëvendësministrit për veturën zyrtare të parkuar para motelit
Autori: Gazeta inFokus
15:52 | 26 Nëntor 2017
Vetura e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ishte e parkuar mbrëmë para një hoteli në Malishevë. Ishte në pronësi të Zëvendësministrit Faton Thaçi, i cili ka dhënë dy versione se pse vetura e tij u gjend para objektit ku bëhen pushime. Së pari, ai ka thënë se s’ka lëvizur prej të premtes nga Prishtinë. Kurse në versionin e dytë ka pranuar se të premten ishin për festë për lirimin e Fatmir Limajt. Në Qeveri kanë thënë se do të marrin masa nëse vërtetohet se vetura e Shteti është keqpërdorur.
Vetura e cila ishte e parkuar në oborrin e një moteli, me targa 3z-118-15, në Malishevë, është e Zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi.
Se vetura ishte e MTI’së, fillimisht, e kishte konfirmuar Qeveria e Kosovës. Ia kishte dërguar Gazetës Express dokumentin me të cilin vërtetohej se targat e automjeteve që mbarojnë me 15 janë të MTI’së.
Zëvendësministri Thaçi kur ishte kontaktuar për herën e parë kishte mohuar se ka lëvizur nga Prishtina prej të premtes. E kishte përmendur edhe të enjten. Ishte betuar moralisht dhe kombëtarisht s’e nuk ishte të shtunën mbrëma në motel. Kishte thënë se ka vetëm katër ditë që është bërë i dyti në MTI. Ka thënë se nuk e di nëse vetura me targat 3z-118-15 është në shfrytëzim prej tij.
“Vetura ime dhe unë personalisht nuk jam larguar prej Prishtinës prej të premtes, të enjtes”, ka thënë Thaçi, kur për herë të parë është pyetur pse vetura e MTI’së ishte mbrëmë e parkuar te një motel.
“Mbarmë kinse e paskan pa veturën time a? Me jetë garantojë që nuk është vetura ime ajo”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, kur Express ka kontaktuar me Ministrin e MTI’së, Bajram Hasani, i cili, fillimisht, kishte thënë se nuk e di nëse vetura me targa 3z-118-15 ishte e MTI’së. Kishte kërkuar kohë të verifikonte. Në telefonatën e dytë për Express, Hasani kishte pranuar se vetura ishte e MTI’së derisa kishte thënë se krejt ngjarjen duhet ta sqarojë Zëvendësministri Faton Thaçi.
“Po ua jap numrin e zëvendësministrit me fol me te. Jam duke u nis për Shqipëri, por folni me Faton Thaçin. Ai jep përgjigjen. Besoj që Fatoni e di rastin dhe ua shpjegon”, ka thënë Hasani, të dielën.
Isha në Prishtinë, isha në Malishevë
Në telefonatën e dytë, Zëvendësministri Faton Thaçi, ka dhënë version tjetër. Ka pranuar se vetura e Shtetit, me targa 3Z-118-15 është në shfrytëzim prej tij. E ka pranuar se, megjithatë, ka lëvizur me veturën e Shtetit. Por, jo të shtunën. Ka thënë se të premten ishte në festë, jo te moteli, ku shihet se është parkuar vetura, por te një restorant tjetër. Sipas tij, ishin në festë për lirimin e Fatmir Limajt.
Ndërkohë, në Express, kanë ardhur disa fotografi të zyrtarit të Shtetit, i cili me veturë zyrtare shkon te një motel derisa veturën e parkon në parking. Fotot i kanë dërguar katër burime të ndryshme. Njëri prej tyre ka kaluar kah moteli kur e ka parë veturën e Shtetit. Kanë treguar se pasi është publikuar fotografia, disa njerëz privatisht, kanë nisur hetime për të zbuluar se kush ishte autori i fotografive.
“Po ta vërtetoj që kerri nuk ka qenë mbrëmë apo parmbrëmë, kur ju paskët shkrujtë me 26’in. Nuk është e vërtetë. E dyta, kerri jem, shoferi kanë qenë në festë kur të premten është liru lideri jonë. Jemi shku me festu për lirimin e liderit tonë. Unë jam nis liderin me shku me festu bashkarisht. Unë si zv ministër kam të drejtë me e shfrytëzu automjetin me udhëzim administrativ”, ka thënë Thaçi, kur ka pranuar se ka shfrytëzuar vetën e Shtetit.
Ndërkohë, në Zyrën e Kryeministrit kanë konfirmuar se Ramush Haradinaj bazuar në të gjeturat e këtij rasti do të marrë masa ligjore. Kanë thënë se menjëherë do të kërkojnë raport nga Zëvendësministri Thaçi, por edhe nga Shefi i tij, Bajram Hasani.
Aktualisht, Qeveria e Kosovës, ka më shumë se 60 Zëvendësministra.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































