Sport

Marcelo bën histori me Realin, e thyen rekordin e Roberto Carlosit

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 25 November 2017

Pas fitores së Real Madridit kundër Malagës në “Santiago Bernabeu” të shtunën pasdite, Marcelo është futur në histori të skuadrës madrilene.

Mbrojtësi brazilian është bërë futbollisti i huaj me më së shumti fitore në fanellën e “Los Blancos”, duke e thyer kështu rekordin që mbante deri më tani bashkëkombësi i tij Roberto Carlos, transmeton Express.

Kështu Marcelo ka arritur plot 302 fitore me Real Madridin.

Fitoret e Marcelos – i cili me Real Madridin i ka fituar 17 tituj deri më tani, 2 Liga të Kampionëve, 2 Kupa të Botës, 3 Super Kupa të Evropës, 4 La Liga, 2 Kupa Del Rei dhe 3 Super Kupa të Spanjës – ndahen si në vijim: 219 fitore në ligë, 55 në Ligë të Kampionëve, 18 në Kupa Del Rei, 4 në Kupën e Botës, 3 në Super Kupën e Evropës dhe 3 në Kupën e Spanjës.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera