Sport

Messi tregon se përse djali i tij nuk e quan atë ‘baba’

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 25 November 2017

Messi ka zbuluar më shumë për jetën e tij jashtë futbollit, pas nënshkrimit të kontratës së re, që e mban atë në Barcelonë deri në vitin 2021.

30-vjeçari përfundimisht i dha fund spekulimeve, pasi ai ra dakord me klubin, në një marrëveshje që përfshinë një klauzolë të madhe lirimi prej 700 milionë euro.

Me dy fëmijë dhe një tjetër rrugës, Messi ka folur pak për jetën e tij private, transmeton IndeksOnline.

-Advertisement-

Në një intervistë për MARCA, ai ka folur për efektin që fama e tij ka pasur tek djali i tij i madh Thiago – dhe pse ai nuk e quan atë ‘baba’ .

“Thiago tashmë fillon të kuptojë, nuk them pak ose shumë , por as fare jo” , tha Messi.

“Atij i pëlqen të shkoj në stadium dhe të shikoj ndeshjet, por ai ende nuk i kupton plotësisht ato. Edhe në shtëpi ai më sheh mua dhe më quan Leo Messi, sepse kështu dëgjon nga shokët e tij, ai ende nuk i kupton të gjitha”.

Ai gjithashtu ka zbuluar se ka vetëm një gjë që nuk mund t’i rezistoj gjatë dietës së tij.

“Çokollata” , pranon ai. “Është më e vështira t’i rezistoj. Edhe tani, herë pas here ‘mëkatoj’ me çokollatë ” .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera