Sport

Prishtina u kthehet fitoreve, mposht Vllazninë e Pozheranit

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 23 November 2017

Prishtina u është kthyer fitoreve duke e mundur Vllazninë e Pozheranit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas humbjeve në dy xhirot e kaluara nga Liria dhe Drenica, skuadra nga kryeqyteti më në fund gjeti rrugën e fitores përsëri, duke e rrahur në shtëpinë e saj Vllazninë e Pozheranit, shkruan Express.

Pas 27 minutave lojë, Prishtina gjeti golin përmes Liridon Fetahajt, i cili e shfrytëzoi në maksimum asistin e Ahmetit për t’ia dhuruar avantazhin Prishtinës.

Fetahaj doli në skenë edhe një herë duke e dyfishuar epërsinë për kryeqytetasit në 2-0 në minutën e 86-të, duke ua siguruar fitoren mysafirëve.

-Advertisement-

Prishtina ka grumbulluar 28 pikë pas 16 javëve dhe renditen e dyta në tabelë, me vetëm dy pikë më pak se lideri, Llapi, që ka 30.

Në anën tjetër, Vllaznia e Pozheranit vazhdon të thellohet në krizë, pasi pësoi humbjen e 13 nga 16 ndeshje dhe mbetet e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera