Sport

Reali e fitoi dy herë Championsin kur përfundoi në vendin e dytë në grup

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 23 November 2017

Real Madrid edhe këtë edicion do të përfundojë fazën e grupeve në vendin e dytë, pasi lider është skuadra angleze, Tottenham.

Kampioni i Evropës, Real Madrid të martën ka mposhtur APOEL-in me rezultat të thellë 0:6 në Ligën e Kampionëve, për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Kjo pozitë do të thotë se Reali në fazën tjetër përballë do të ketë një skuadër të fortë, e cila është liderë e grupit të vet.

Por, kjo nuk duket të jetë problem, pasi në të kaluarën spanjollët e kanë fituar dy herë Ligën e Kampionëve, kur kanë përfunduar të dytët në grup.

-Advertisement-

Fillimisht kishte ndodhur në edicionin 1999/2000, kur përfunduan pas Bayernit, por në fund u shpallën kampion, duke mposhtur në finale Valencian me rezultat 3:0.

Një situatë e tillë ishte edhe sezonin e kaluar, kur Reali mbeti pas Dortmundit në grup, por në finale mposhti Juventusin me rezultat të thellë 4:1.

Spanjollët në fazën tjetër për kundërshtarë do të kenë një skuadër të fortë, një nga Manchester United, PSG, Chelsea (Roma), Liverpool, Manchester City ose Besiktas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera