Lajme

Gjykatësja Ekaterina Trendafilova takon shoqërinë civile

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 23 November 2017

Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, sot do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Gjatë vizitës, Trendafilova do të mbajë gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuara.

Gjatë veprimtarisë informuese, kryetarja dhe administratorja do të prezantojnë strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pas prezantimit, do të vijë një seancë pyetje-përgjigjesh me përfaqësues të shoqërisë civile.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera