Sport

Ky është tifozi i “çmendur” i Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 22 November 2017

Cristiano Ronaldo ka shumë admirues në të gjithë botën, por një mbështetës në Qipro mund të jetë më i veçantë se pjesa tjetër.

Një tifoz me një tatuazh të egër u vu re para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes skuadrës qipriote, Apoel Nicosia, dhe Real Madridit. Në shpinë (në lëkurë) ai kishte të pikturuar përmes tatuazhit emrin e yllit të Real Madridit dhe numrin e tij të famshëm shtatë, të shkruar me bojë të zezë.

Dhe ai duket se ka pasur shumë për të pirë e për t’u ngazëllyer me 32-vjeçarin, duke qenë se idhulli i tij shënoi dy herë në fitoren 6-0 të “Los Blancos”. Ka qenë një sezon i vështirë për Ronaldon me kampionatin spanjoll, sidomos. Ylli i Portugalisë ka shënuar vetëm një herë në La Liga, këtë sezon, në tetë ndeshje aktivizim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera