Sport

‘Çmenudria’ e Juventusit! Po transferon gjashtë super-lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 21 November 2017

Juventusi dëshiron që ta përmirësoj skuadrën për sezonin e ri.

“Zonja e Vjetër” është në dijeni se skuadra e tyre është duke u plakur, andaj kërkon që të transferoj lojtarë të rinj.

-Advertisement-

Tashmë Juventusi ka disa shënjestra, por që i duhet shumë punë që t’i transferoj ata lojtarë, transmeton ORAinfo.

José María Giménez (22 vjeç) – Mbrojtësi qendror uruguaian ka një kontratë në fuqi me Atlético de Madridin deri më 30 qershor 2018. Kjo situatë është ideale për Juventusin që ta transferoj atë.

Leon Goretzka (22 vjeç) – Skenari kontraktual i mesfushorit gjerman me Schalke 04 është identik me atë të Giménez. ‘Zonja e Vjetër’ e di se do të ketë shumë punë për transferimin e tij pasi në garë janë edhe disa klube, përcjell ORAinfo.

Emre Can (23 vjeç) – Mesfushori gjerman mbetet një njeri i rëndësishëm te Liverpooli, por që ai e do kalimin tek Juventusi.

Bryan Cristante (22 vjeç) – Mesfushori që i takon Benficas, por është huazuar nga klubi portugez tek Atalanta gjatë këtij sezoni, shihet si një shënjestër e skuadrës nga Torino, shkruan ORAinfo.

Nicolo Barella (20 vjeç) – Mesfushori premtues nga Cagliari është  tashmë pjesë e ekipit italian U-21, andaj Juventusi dëshiron që ta ketë në skuadër.

Kwang-Song Han (19 vjeç) – Futbollisti i Koresë së Veriut luan aktualisht në Serie B me Peruginë, megjithëse është në pronësi të Cagliarit, andaj ‘Zonja e Vjetër’ e kërkon transferimin e tij me ngulm./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera