Sport

PSG shënon fitore të thellë ndaj Nantes

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 18 November 2017

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë ndaj Nantes në kuadër të xhiros së 13-të të Ligë 1.

Edinson Cavani përsëri shkëlqeu duke i shënuar dy nga katër golat e parisienëve, shkruan Express.

PSG e thelloi epërsinë ndaj Monacos në renditjen tabelore në gjashtë pikë pas kësaj jave. Pas 11 fitoreve, 2 barazimeve dhe asnjë humbjeje, PSG ka 35 pikë, ndërsa Monaco 29 në vendin e dytë.

-Advertisement-

Cavani shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 38-të, ndërsa katër minuta më vonë, Di Maria e dyfishoi rezultatin. Me kaq përfundoi edhe pjesa e parë. Në minutën e 60-të mysafiret e ngushtuan epërsinë në 2-1 përmes Nakoulma. Njëzet minuta brenda pjesës së dytë shënoi Pastore për 3-1 dhe krejt në fund, në minutën e 79-të Cavani e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij.

Pas kësaj humbjeje, Nantes mbetet në vendin e pestë me 23 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera