Pacolli: Do të arrihet paqja mes Kosovës e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 18 November 2017
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një intervistë për median serbe ka folur edhe për iniciativën e tij të fundit të Këshillit për Promovimin e Paqes ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Pacolli ka deklaruar se, përkundër problemeve në të kaluarën dhe luftës mes dy vendeve, ai ende beson në normalizim raportesh dhe pajtim reciprok.
“Unë besoj fuqishëm se do të ketë pajtim dhe se ky rajon do të përcaktohet për paqen, domethënë, duhet ta harrojmë të kaluarën dhe të përqendrohemi në të ardhmen”, tha Pacolli për “Telegraf.rs”, njofton Klan Kosova.
“Dhe cila është e ardhmja? E ardhmja është një vend ku duhet të ndërtohet, ku njeriu mund të lëvizë lirshëm me idetë, kapitalin dhe mallin e tij. Kjo lëvizje do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës dhe njerëzit një ditë do të mendojnë më pak për atë që ka ndodhur dhe do të lëviznin me vullnetin e tyre. Unë mendoj se ajo ditë nuk është larg, pasi ajo është bërë domosdoshmëri, jo vetëm dëshirë”, tha ai.
Pacolli ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ish-presidenti i Kosovës u shpreh se ky Asociacion, përkundër se me vonesë, do të formohet.
“Mendoj se do të formohet Asociacioni. Por, ju e dini se kemi një problem të vogël në parlamentin tonë. Tani kemi një problem me demarkacionin me Malin e Zi”.
“Por, mendoj se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të zbatohet nga Beogradi dhe Prishtina”, pohoi Pacolli.
Ai ka folur edhe për njohjet e shtetit të Kosovës dhe për rastin e fundit me atë që u raportua në mediat serbe si tërheqje e njohjes nga shteti i Surinamit.
Pacolli pohoi se Kosova nuk ka pranuar kurrëfarë dokumenti nga ky shtet për tërheqjen e njohjes.
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...