Lajme

Ramush Haradinaj i komenton deklaratat e Simmons-it për EULEX-in

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 17 November 2017

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar nga Politico për deklarimet shokuese të ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt.

Haradinaj ka thënë se “deklarimet e Simmons-it do të respektoheshin më shumë nëse do të thuheshin më herët gjatë kohës së ka shërbyer në Kosovë dhe jo në fund të mandatit të tij”, njofton Klan Kosova.

Kryeministri, që po qëndron në Bruksel, ka pohuar edhe se në stafin e EULEX-it kryesisht ka gjyqtarë të mirë, porse ka shqetësime kohë pas kohe për kualitetin e këtij misioni.

-Advertisement-

“Ka (pjesëtarë të EULEX-it) që janë të përkushtuar për rend dhe ligj. Por, ekziston shqetësimi nganjëherë për kualitetin dhe standardet që përdoren”, tha Haradinaj për Politicon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera