Politico shkruan për deklarimet shokuese të gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 17 November 2017
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dorëheqjen dhe deklarimet shokuese të ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt, njofton Klan Kosova.
Një hapësirë të madhe këtij lajmi i ka kushtuar edhe Politico.eu, ku shkruhet për deklarimet e britanikut Simmons në gazetën franceze “Le Monde”.Dorëheqja e zotit, Malcolm Simmons, dhe denoncimi i tij për korrupsion brenda EULEX-it, ka bërë një jehonë të madhe në qarqet politike dhe mediale të BE-së.
Sidomos deklarata e tij se “EULEX-i nuk është një mision që ka për qëllim të promovojë një shtet të së drejtës, por është mision politik.
Kush mendon ndryshe ai është ose naiv ose i marrë” tronditi themelet e një misioni aq të ndjeshëm në këtë pjesë të Ballkanit.Për ta ilustruar pohimin e tij se ky mision vepron në bazë të vendimeve politike e jo parimeve të së drejtës, si do të duhej të ishte, ish Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons sjell shembullin e Fatmir Limajt.
Zoti Malcolm Simmons deklaron se “EULEX-i dëshironte ta eliminonte një pjesë të klasës politike, siç është rasti i Fatmir Limajt (Ish-Komandant i gueriles shqiptare të UÇK-së dhe Kryetar i NISMA për Kosovën, parti opozitare e Presidentit Hashim Thaçi) i akuzuar për krime lufte.“Kam qenë kryetar i gjyqit në këtë proces në vitin 2013 dhe shumë shpejtë e kuptova se misioni i EULEX-it dëshironte t’i nxjerrë pengesa atij në rrugë kur afroheshin zgjedhjet.
Kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it të asaj kohe, Charles Smith, më tha që misioni dëshironte që z.Limaj të dënohet. Ai bëri presion ndaj meje, presion që e mora si kërcënim personal. Këtë çështje ia përcolla ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, por mendoj se qeveria britanike nuk dëshironte ta njolloste imazhin e misionit. Kjo mënyrë veprimi u përdor edhe në dosjet tjera.
Në vazhdimësi ka persona që qëndrojnë mbi gjyqtarët”.Krahas kësaj britaniku Malcolm Simmons denoncon këtë institucion se është i korruptuar dhe në kundërshtim me parimet e së drejtës. Ai dorëheqjen e vet e arsyeton se nuk ka gjetur mbështetjen e duhur në Bruksel për t’i luftuar dukuritë negative që karakterizojnë EULEX-in.
Të tjera
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...