Sport

14 vite nga debutimi i Messit me skuadrën e parë të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 16 November 2017

Atë natë në Portugali, Barcelona nuk kishte një shfaqje të madhe, duke humbur 2:0 ndeshjen miqësoren.

16 nëntori do të kujtohet gjithmonë nga Lionel Messi dhe tifozët e futbollit.
14 vite më parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë, kishte debutuar për Barcelonën, për të ndryshuar përgjithmonë historinë e futbollit.

Gjeniu argjentinas më 16 nëntor të vitit 2003, kishte debutuar për Barcelonën në një miqësore ndaj Portos, që atëkohë drejtohej nga Jose Mourinho.

-Advertisement-

Atë natë në Portugali, Barcelona nuk kishte një shfaqje të madhe, duke humbur 2:0 ndeshjen miqësoren.

Rreth 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, një i ri me emrin Messi, u inkuadrua në lojë, duke mbajtur veshur fanellën me numër 14, shkruan lajmi.net.

Messit i kishte mjaftuar një stërvitje me ekipin e parë, për të bindur Ronalidinho se ka të gjitha kapacitetet për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë.

Për të bërë debutimin me skuadrën e parë në ndeshje zyrtare, Messi ka pritur 16 tetorin e vitit 2004, në derbin katalan mes Barcelonës dhe Espanyol.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera