Sport

Neymar s’deshi të shkojë tek PSG

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 16 November 2017

Asi brazilian ishte munduar ta prishte akordin për kalimin e tij në Parc des Princes, por ishte i ati i tij që kundër vullnetit të futbollistit bëri që ajo të kompletohej

I penduar, Neymar u mundua të ndalonte transferimin e tij rekord tek Paris Saint-Germain para se marrëveshja të nënshkruhej, raportojnë mediat spanjolle.

Braziliani u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi kalimi i tij nga Barcelona në kryeqytetin francez kushtoi hiç më pak se 222 milionë euro.

-Advertisement-

Por mesa duket lojtari nuk ishte ende gati të largohej nga Camp Nou, duke i kërkuar kështu presidentit të skuadrës, Josep Maria Bartomeu mos ta pranonte shitjen e tij.

Por falë shkathtësisë së të atit të brazilianit marrëveshja u kompletua, kundër dëshirës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera