Sport

Shokohet Manchester United, ish futbollisti diagnostikohet me kancer

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 13 November 2017

Shumë futbollistë janë solidarizuar me sëmundjen e irlandezit.

Liam Miller është diagnostikuar me kancer në pankreas dhe ka nisur seancat e kimioterapisë.

Të shumta kanë qenë mesazhet e miqve dhe kolegëve të tij, të cilët e kanë shpërndarë lajmin për gjendjen e Miller edhe në rrjetet sociale, duke shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për të dhe duke u shfaqur besimplotë se ai do ta fitojë betejën më të rëndë në jetën e tij.

-Advertisement-

Miller e nisi karrierën e tij futbollistike me Celtic, para se të transferohej te Manchester United, ku luajti për dy vite.

Ish-lojtari i kombëtares së Irlandës, i cili lindi në qytetin e Cork, në karrierën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellën e Sunderland, Leeds dhe Hibernian, para se të transferohej më pas edhe në Australi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera