Mjerim për sportin prishtinas
Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 13 November 2017
Sot edhe komunat e vogla të Kosovës kanë fusha me bar sintetik, të cilat shfrytëzohen edhe prej ekipeve të ligave inferiore. Kurse, klubi me historinë më të lavdishme gjendet në mjerim infrastrukturor.
Futbollistët e ekipeve zingjirore prishtinase kanë mbetur pa shpresë. Ata po bëhen gati për sfidën e dhimbshme vjeshtore – përballjen me lloçin e një fushe në Obiliq.
Gjendja infrastrukturore e futbollit në Komunën e Prishtinës ka qenë kaherë katastrofale, por ajo tashmë është bërë edhe më alarmante.
FC Prishtina është klubi më i madh dhe më i suksesshëm në Kosovë, por sa i përket infrastrukturës sportive, klubi me historinë më të lavdishme ka ngelur prapa edhe prej klubeve më të vogla apo më inferiore që ka futbolli kosovar
Deri para një viti Bardhekaltrit e vajtonin mungesën e një fushe stërvitore, kurse tash e një kohë të gjatë ata kanë mbetur krejtësisht në rrugë, pasi stadiumi i kryeqytetit është duke u rinovuar në një proces të stërzhagitur.
Kjo situatë po ia vështirëson jetën klubit me të cilin janë të lidhur emocionalisht të gjithë prishtinasit. Ndërsa, tani stina e vjeshtës veç ka nisë t’ia “nxijë jetën” klubit zemëror të “Plisave”, kah i cili nuk e kthen kokën Qeveria, e çka është akoma më e çuditshme as Komuna e Prishtinës.
Siç dihet, në të gjitha regjionet e Kosovës qysh moti janë ndërtuar fusha të futbollit me bar sintetik.
Fusha të tilla tashmë janë bërë edhe nëpër shumë komuna më të vogla, të cilat shfrytëzohen prej klubeve që garojnë edhe në ligat më inferiore të Kosovës.
Ato fusha me bar sintetik u përballojnë reshjeve të shiut që i sjell stina e vjeshtës dhe kjo i lë më të qeta klubet që disponojnë me to.
Por, kësi fati nuk ka pasur asnjëherë FC Prishtina, të cilës vetëm emri i ka mbetur “Prishtinë”, pasi qe një kohë shumë të gjatë, me të gjitha ekipet zinxhirore, bredhë rrugëve të Kosovës si në Obiliq, Podujevë, Drenas, etj., në kërkim të fushave për të ushtruar e për të luajtur, raporton “Zëri.info”.
Kjo pasi as Qeveria e as Komuna nuk kanë qenë në gjendje t’i dalin në ndihmë FC Prishtinës, e cila përpos që e përfaqëson kryeqytetin e Kosovës, që është pasqyrë e Republikës, FC Prishtina edhe jashtë vendit njihet si klubi më i madh dhe më përfaqësues i Kosovës.
Duke e parë injorimin e institucioneve, FC Prishtina e kishte gjetur një investitor të madh gjerman. Helmut Hack e kishte kërkuar vetëm një parcelë të tokës nga Shpend Ahmeti për t’i investuar miliona euro në të mirë të FC Prishtinës.
Fillimisht kryetari i Prishtinës e kishte mirëpritur dhe i kishte dhënë premtim pozitiv gjermanit, të cilin nuk e kishte takuar fare kur kishte ardhur në vizitën e dytë në kryeqytet.
Kjo kishte bërë që FC Prishtina të mbetet pa shpresë. Bardhekaltrit sot shihen për gjynah. Të rinjtë e saj sportistë po bëhen gati për sfidën e zakonshme – të ballafaqohen me lloçin që e shkakton shiu i vjeshtës në një fushë të Obiliqit, e cila është bërë thuajse adresa kryesore e FC Prishtinës.
Karshi krejt kësaj situate, Shpend Ahmeti po e kërkon edhe një mandat tjetër katërvjeçar në krye të Komunës.
Bashkëpunëtorët e tij thonë se përmirësimi i infrastrukturës sportive në Prishtinë do të jetë njëri prej prioriteteve kryesore të Ahmetit në katër vitet e ardhshme, për çka kryetari aktual është kritikuar shpeshherë gjatë mandatit që po e lë pas, e të cilën pikë po e prek bukur shpesh kundërkandidati i tij, Arban Abrashi.
Të tjera
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...