Lajme

Ministrja e Integrimeve: Duhet ta procedojmë shpejt demarkacionin pasi BE hyn në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 12 November 2017

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës po deklarojnë se ekziston rreziku i vonesave te reja sa i përket liberalizimit të vizave nëse vonohet edhe më shumë përmbushja e kriterit për ratifikimin e demarakacionit me Malin e Zi. Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, thotë se në BE fillojnë zgjedhjet për Parlament Evropian dhe mund të ketë edhe vonesa të tjera.

“Në takimet e mia në Bruksel, patjetër që i kam informuar për zhvillimet e fundit në Qeveri, për përpjekjet dhe iniciativat që i ka ndërmarrë kryeministri në lidhje me formimin e Komisionit të ri për shënjimin e vijës kufitare dhe punën që ai po bën, por edhe përkundër këtij raportimi, prapë është përsëritur që ratifikimi i Demarkacionit mbetet kusht kyç”, ka deklaruar Hoxha,

“Një kërkesë ka qenë që të procedohet sa më shpejt, ngase më pastaj fillojnë zgjedhjet në Parlamentin Evropian”, ka thënë për REL ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

-Advertisement-

Qeveria e re e Kosovës ka krijuar një Komision të ri për rishqyrtimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Në krye të këtij komisioni ka vendosur Shpejtim Bulliqin i cili kishte konstatuar disa herë se shënjimi i vijës kufitare me malazezët ishte gabim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera