Sport

Ish-ylli i PSG-së: Reputacioni im nuk ma mundësoi kalimin të Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 11 November 2017

Paris Saint-Germain e shiti Serge Aurierin te Tottenham gjatë verës së kaluar, por mbrojtësi i krahut të djathtë shumë lehtë ka mundur të përfundonte te Barcelona sikur mos të kishte pasur një të kaluar kundërthënëse.

Aurier, 24=vjeçar, ka pohuar se ishte në bisedime të avancuara me Barcelonën, por marrëveshja kishte dështuar për shkak të kaluarës së tij me ligjin dhe sjelljeve jashtë fushës së lojës, shkruan Marca, përcjell Express.

“Jam i sigurt [Barcelona u largua për shkak të reputacionit tim] sepse e njëjta ka ndodhur edhe me klubet që kam biseduar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Në kohën kur isha në bisedime me Barcelonën, u bëra temë diskutimi dhe reputacioni im ishte problemi. Ata nuk ishin të sigurt nëse do të reagoja ndryshe nëse do të shkoja te Barça”, ka shtuar ai.

Por, një zëdhënës i Barcelonës më parë e ka mohuar se klubi ka qenë në bisedime me përfaqësuesin e Bregut të fildishtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera