Rozë

Dua Lipa ndjekë stilin e Madonna-s (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 10 November 2017

Këngëtarja e njohur Dua Lipa e cila po shënon sukses të madh në botën e muzikës, si duket po ndjekë stilin e këngëtares së madhe Madonna.

Madonna e cila ka tundë skenat në tërë botën, përgjatë performancave të saj, ajo gjithnjë është komentuar edhe për dukjen e saj.

Dhe një inspirim nga veshjet e Madonna-s, duket ta ketë marë edhe Dua Lipa, pasi që, përgjatë një performance, shihet të ketë veshur një korset që është i stilit të Madonna-s.

Korseti i Madonna-s, të cilin e ka përdorë përgjatë turit të saj botëror në vitet e 90-ta, mbetet si veshja më e përfolur e këngëtares Madonna, veshje që janë përfshirë edhe në muzeume. Kurse Dua Lipa me këtë veshje është parë në performancën e “Later… with Jools Holland”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera