Edhe film, edhe udhëtim! Filmat që nxisin turizmin në këto vende
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 07 November 2017
Eat, Pray, Love
Liz Gilbert (Julia Roberts) kishte gjithçka që një grua do të ëndërronte të kishte,por si shumë të tjerë ajo u gjet e humbur dhe në kërkim të asaj që ajo vërtet dëshironte në jetë. E sapo divorcuar,Gilbert del nga zona e saj e rehatisë duke rrezikuar gjithçka për të ndryshuar jetën e saj. Ajo fillon një udhëtim në mbarë botën për zbulimin e vetvetes. Gjatë udhëtimeve të saj, ajo zbulon kënaqësinë e vërtetë të ushqimit në Itali, fuqinë e lutjes në Indi, dhe së fundi papritur paqen e brendshme dhe ekuilibrin e dashurisë së vërtetë në Bali. Xhirimet janë kryer në Indonezi,Indi,Itali,New York.Lost in translation
Një aktor i vetmuar me emrin Bob Harris dhe një e sapomartuar jo e lumtur, Charlotte, takohen në Tokio. Bob është atje për të filmuar një reklame japoneze të uiskit ndërsa Charlotte shoqëron bashkëshortin e saj fotograf për punë. Të huaj në një vend të ri, të dy gjejnë arratisje, zbavitje dhe mirëkuptim mes dritave të ndritshme të Tokios pas një takimi të rastësishëm në hotel. Ata formojnë një lidhje shoqërore të sinqertë dhe kuptimplotë. Xhirimet janë kryer në Tokyo(Japoni).Vicky,Cristina, Barcelona
Cristina dhe shoqja e saj Vicky vendosin të shkojnë për pushime në Barcelonë, ku aty rastësisht takohen me një piktori të famshëm dhe tërësisht joshës, Juan Antonio. Vicky nuk është gati të zhytet në një aventurë seksuale pasi është duke u përgatitur për martesën e saj të ardhshme. Por Cristina është joshur menjëherë nga shpirti i lirë i Juan Antonio dhe joshja drejt tij rritet kur dëgjon detajet e divorcit të tij nga artistja, Maria Elena.Xhirimet janë kryer në New York dhe Spanjë (Barcelona).Before sunrise-Before sunset-Before Midnight
Një triologji ku në filmin e parë “Before sunrise”, dy të rinj,një student i diplomuar francez dhe një turiste amerikane takohen në një tren që udhëton nëpër Evropë. Secili kënaqet duke folur me tjetrin aq shumë sa që vendosin të zbresin nga treni së bashku në Vjenë. Teksa enden nëpër qytet dhe natën e tyre përparon, lidhja e tyre e bën idenë e ndarjes së mëngjesit të ardhshëm një zgjedhje të vështirë.Xhirimi i filmit është kryer në Vienë(Austri).Në filmin e dytë kemi Jessen tashmë një shkrimtar nga SHBA dhe Celine, një franceze që punon për një organizatë për mbrojtjen e mjedisit. Ata takohen përsëri pas 9 vitesh kur Jesse arrin në Paris për një lexim të librit të tij të ri. Pasi ata kanë vetëm disa orë deri sa Jesse të largohet, ata shëtisin nëpër Paris duke folur për përvojat, pikëpamjet e tyre dhe nëse ata ende e duan njëri-tjetrin.Problemi është që Jesse është martuar tashmë dhe ka një fëmijë.Xhirimi i filmit është kryer në Francë(Paris). Në filmin e tretë ,Jesse dhe Celine shfaqen nëntë vjet më pas në Greqi. Pothuajse dy dekada kanë kaluar që nga takimi i tyre i parë në atë tren për në Vjenë. Jesse Wallace është i martuar me Céline dhe ata kanë 2 vajza binjake, Ella dhe Nina. Tetëmbëdhjetë vjet pas takimit të tyre të parë në një tren në Vjenë, ata jetojnë në Paris por po kalojnë pushimet verore në Greqi në shtëpinë e miqve të Jesse. Në fund të pushimeve, Jesse merr djalin e tij katërmbëdhjetë vjeçar Hank në aeroport për të fluturuar në Çikago, ku jeton me nënën e tij. Ndërsa Jesse dhe Celine vazhdojnë diskutimet e tyre për jetën dhe dashurinë, si me miqtë ashtu edhe me veten e tyre, ata vendosin të mbeten një çift të dashuruar dhe të martuar.Xhirimi i filmit është kryer në Greqi./ Pergatitit:Enxhi Cuku©Lapsi.al
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...