Sport

Drejtori i Juventusit tregon aryset e largimit të Bonuccit

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 06 November 2017

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Leonardo Bonucci është larguar nga Zonja e Vjetër te Milani me dëshirën e tij.

Qendër mbrojtësi kaloi te kuqezinjtë gjatë verës për një shifër 42 milionë euro, duke i befasuar të gjithë.

“Bonucci është top lojtar”, ka thënë Marotta për Domenica Sportiva.

-Advertisement-

“Për atë ishte një tranzicion i vështirë për atë, por duhet vlerësuar edhe bashkëlojtarët e tij. Futbolli është një lojë ekipore, një individ mund të shtojë vlera shtesë, por grupi është i rëndësishëm”.

“Pse e kemi shitur Bonuccin? Zgjidhjet bëhen nga lojtarët, ata janë arkitekt të fatit të tyre. Bonucci mori një vendim dhe Juventusi nuk i mban lojtarët që dëshirojnë të largohen. Kjo nuk do të thotë se marrëdhënia janë të këqija, Bonucci është një lojtar i madh, por bëri një zgjedhje. Ndoshta kjo për të rritur aftësitë dhe të kërkojë suksese të reja”.

9 tetor 2019: Leonardo Bonucci në takimin ndaj Shqipërisë – Foto: Getty Images
“Bonucci ishte lojtar i joni dhe bëri shumë mirë. Ndoshta ishin ambiciet personale që e kanë shtyrë të bëjë një zgjedhje të tillë dhe ne e respektojmë”, ka thënë Bonucci.

Vlen të theksohet se italiani ka dëshpëruar me paraqitjet e tij te klubi nga Milano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera