Lajme

Maqedonia ndaloi 1 ton drogë që kaloi pa problem në kufirin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 04 November 2017

Shteti maqedonas, më 1 nëntor ka ndaluar në pikën kufitare në Bllacë një tonë drogë të llojit kanabis.

Kjo sasi e drogës kishte kaluar pa u vërejtur në pikën kufitare të Kosovës dhe ka dyshime se dogana në Kosovë e ka ditur këtë dhe nuk e ka lajmëruar policinë.

Një ton drogë e llojit kanabis ishte nisur të eksportohej nga Kosova për në Maqedoni duke u kamufluar si ngarkesë e rregullt, mall për riciklim.

-Advertisement-

“Kjo ngarkesë ka paraqitur mallin për rregullim të dokumentacionit për eksport në zyrën e brendshme doganore – me intereuropa, dhe pas harmonizimit të dokumentacionit dhe analizimit të tij, ne vend qe te selektohet ngarkesa për kontrollim, ajo është lejuar të kaloj e lirë nga Kosova pa u kontrolluar me gjithë drogën e ngarkuar në të”, thotë burimi.

Tutje shpjegon burimi se ka dyshime se dogana e Kosovës e ka ditur që ajo ngarkesë është e dyshimtë dhe nuk e ka lajmëruar Policinë e Kosovës. Por, droga nuk ka arritur në destinacionin e nisur, ngase është ndaluar nga pika kufitare e shtetit maqedo, njofton gazetametro.net

Dogana e Kosovës zotëron sektorin për analiza dhe rrezikshmëri (RISK) dhe inteleligjincën që bën selektimin e ngarkesave të dyshuara për mallra të rrezikshme dhe ato që nuk e paraqesin saktë mallin. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera