Sport

Liria tronditi Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 04 November 2017

Liria e ka mposhtur 1:0 Prishtinën.

Liria është treguar më e fortë se Prishtina në xhiron e 14’të të Superligës së Kosovës në Futboll, duke rrëmbyer tri pikë shumë të rëndësishme, shkruan Gazeta Express.

Skuadra prizrenase fitoi në shtëpi me rezultat minimal 1:0, me golin e Artur Magani, që e shënoi në minutën e 74’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore, Liria ka shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e dytë me 25 pikë.

Në ndeshjet tjera, Vllaznia Pozheranit humbi 1:2 në shtëpi ndaj Vellaznimit, ndërsa Flamurtari dhe Drita ndanë pikët duke barazuar 1:1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera