Sport

Shqetësuese kjo që i ndodhi Milanit

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 04 November 2017

Milani nuk arriti t’i shënojë gol AEK-ut për 180 minuta në Europa League.

Pa barazimit 0:0 në “San Siro”, Milani barazoi edhe në udhëtim me AEK-un, duke mos arritur t’i shënojë asnjë gol në 180 minuta, shkruan Gazeta Express.

Por, edhe më shqetësuese për Kuqezinjtë është ajo që ka publikuar faqja për histori dhe statistika “Opta”.

-Advertisement-

Besoni apo jo, sipas “Opta”, Milani nuk e preku asnjëherë të vetme topin në zonë kundër AEK-ut në pjesën e parë.

Ndryshe nga Europa League, që është lider në Grupin D me tetë pikë, Milani po kalon një sezon të vështirë në Serie A.

Pas 11 xhirove në Serie A, Milani regjistron pesë fitore, pesë humbje dhe një barazim dhe renditet në pozitën e tetë me 15 pikë më pak se lideri, Napoli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera