Sport

“Juventusi pagoi 90 milionë euro për Higuain për net si këto”

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 01 November 2017

Gonzalo Higuain e shpëtoi mbrëmë Juventusin nga humbja ndaj Sporting duke e barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 79 të ndeshjes.

Për këtë, trajneri i Sporting, Jorge Jesus, pohon se Juventus i ka paguar plot 90 milionë euro për Higuanin pikërisht për net si ajo e mbrëmshmja, transmeton Express.

Barazimi 1-1 e mban Juventusin në pozitën e dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, dhe në rrugë të mirë për të kaluar në rrethin tjetër. Juve ka tri pikë më shumë se Sporting kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

-Advertisement-

“Higuain? Juve ka paguar 90 milionë euro për net si këto”, ka thënë ai pas lojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera