Rozë

Duhet ta shihni si duket Shtëpia e Bardhë në festën e Helloween-it

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 31 October 2017

Halloween nuk mund të mos zbarkonte edhe në Shtëpinë e Bardhë.

ë një pritje të presidentit Donald Trump dhe zonjës së parë Melania, fëmijë, familje ushtarësh, dhe grupe të tjera rinore, mbushën Shtëpinë e Bardhë me maskat dhe kostumet e festes.

Fillimisht, çifti presidencial shpërndau ëmbëlsira hallouini dhe pozoi për foto me fëmijët.

-Advertisement-

Një T-rex i madh dhe një skelet që mbante mbi kokë kapelën me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, ishin dy kostumet më të spikatura.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë ishte mbushur me rrjeta merimangash, lakuriqë nate dhe merimanga të mëdha të zeza që vareshin nga kollonat.

Një tapet portokalli zëvendësoi atë të kuq dhe kunguj dekorativë zbukuronin hyrjen.

Sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabe Sanders ishte e pranishme në pritje, bashkë me të shoqin dhe tre fëmijët. Jeff Sessions po ashtu nuk mungonte. Ndërkohë që dukshëm, Hallouini, nuk mundi t’i kthente vetë presidentit Trump qetësinë, pas një dite të mbushur me zhvillime që testuan limitet e vetëpërmbajtjes së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera