Rozë

“Bad Moms Christmas”, komedi në kohë të trazuara

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 31 October 2017

Këngëtari Kenni G këndoi këngë krishtlindjesh në premierën në Los Anxhelos të “Bad Moms Christmas”, ndërsa yjet Susan Sarandon, Mila Kunis dhe Kristen Bell parakaluan në tapetin e kuq.

Komedia, tregon se si një grup nënash vendosen kundër pritshmërive dhe traditës së Krishtlindjeve ndërsa merren me vetë nënat e tyre. Filmi shënon të parën ofertë të Hollivudit për sezonin e krishtlindjeve.

Filmi, është vijimësi e hitit të 2016 “Bad Moms”, që mblodhi më shumë se 180 milionë dollarë në kinematë e botës ndërkohë që u prodhua me një buxhet prej vetëm 20 milionë dollarësh. Producentët shpresojnë për të njëjtin sukses edhe me versionin e Krishtlindjeve.

-Advertisement-

Aktorët dhe aktoret në premierë thanë se filmi i ri është më i ngatërruar se ai origjinali por po aq i këndshëm sa ai dhe i bën homazh marrëdhënies speciale mes nënave dhe vajzave. Me skandalet e profilit të lartë nga Uashingtoni në Hollivud, që mbushin cdo ditë edicionet e lajmeve, aktorja Susan Sarandon thotë se filmi i ofron njerëzve një çlodhje dhe argëtim të shumëdëshiruar…

“Unë mendoj se e vetmja gjë që mund të balancojë gjithcka që po ndodh në këtë vend, është mundësia për të qeshur…”, thotw ajo. Filmi do të dalë në kinematë e botës më 1 nëntor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera