Sport

Ramos: Mund ta fitojmë La Ligën edhe pse jemi 8 pikë mbrapa Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 31 October 2017

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur për radion Onda Cero’s El Transistor rreth humbjes së skuadrës së tij ndaj Gironas dhe për mundësinë për të luftuar për titullin e La Ligës pas shkëputjes së Barcelonës në renditjen tabelore.

“Është e vërtetë se disponimi nuk është i këndshëm, as i mirë, sepse ne jemi një klub që nuk jemi mësuar t’i humbim shumë ndeshje”, ka thënë ai pas humbjes së Real Madridit në Girona të dielën që lamë pas, transmeton Express.

Pas 10 xhirove të zhvilluara, Barcelona është e para me 28 pikë, ndërsa Reali i treti më 20 pikë.

-Advertisement-

I pyetur për gjasat për titull, Ramos është shprehur se kjo nuk është hera e parë që Real Madridi gjendet tetë pikë pas liderit.

“Nuk është hera e parë që gjendemi tetë pikë mbrapa, por duhet të mësojmë nga gabimet në mënyrë që mos t’i përsërisim. Do të tentojmë të fitojmë pikë në maksimum sepse me diferencën në pikë dhe me Barcelonën që s’po gabon shpesh, mund ta na kushtojë titulli”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera