Sport

Telashet që po e mundojnë Zidanen para sfidës me Tottenhamin

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 30 October 2017

Real Madrid mund të jenë pa Iscon, Raphael Varanen dhe Gareth Balen në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Kampionët e kësaj gare, të mërkurën luajnë në ‘Wembley’ ndaj Tottenhamit, pas barazimit të arritur në ‘Santiago Bernabeu’.

Para kësaj ndeshje, trajneri Zidane kishte shpresuar në rikthimin e Bale, por ky i fundit është rikthyer në stërvitje vetëm gjatë ditës së sotme, duke e bërë të pamundur rikthimin ndaj Tottenhamit.

-Advertisement-

Për Real Madridin gjërat bëhen edhe më të vështira kur kuptohet se listës së mungesave mund t’i shtohet edhe Keylor Navas, ndërsa të sigurt mungesën e kanë Dani Carvajal dhe Mateo Kovacic.

Reali dhe Tottenhami ndajnë vendin e parë në grupin H në Ligën e Kampionëve, me nga shtatë pikë, dhe një fitore për secilën skuadër do të garantonte kalimin në fazën tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera