Shëndetësi

Këto ushqime ndihmojnë memorien tuaj dhe shëndetin e eshtrave

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 28 October 2017

Ekspertët kanë zbuluar 14 përbërës natyral, të cilët ndikojnë në të mbajturit mend, funksionin e trurit dhe rigjenerojnë eshtrat.

Përveç kësaj, këto ushqime përmirësojnë shikimin dhe qarkullimin e gjakut. Bëhet fjalë për përbërës natyral, të cilët ndikojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Rozmarina

-Advertisement-

Rozmarina është bimë e cila përmirëson të mbajturit mend. Kjo bimë ka përbërje kimike, e cila përmirëson punën e trurit dhe ka aromë të mirë. Vendoseni rozmarinën në shtëpinë tuaj.

Cikla

Cikla ndikon në qarkullimin e gjakut në gjithë trupin dhe tru.

Vezët

Vezët kanë ndikim pozitiv në të mbajturit mend dhe ofrojnë përparësi të shumta për trurin.

Peshku

Peshku përmban omega 3, të cilat janë thelbësore për funksionimin e rregullt të trurit.

Avokado

Avokado ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru dhe përmirëson funksionin e tij.

Boronicat

Boronicat janë të pasura me antioksidues, të cilat mbrojnë trurin nga dëmtimet dhe shtyjnë procesin e plakjes.

Qepa

Qepa ndikon në të mbajturit mend dhe përmirëson punën e trurit

Drithërat

Drithërat përmbajnë omega 3, inde dhe karbohidrate të cilat janë të shkëlqyeshme për trurin.

Domatet

Domatet janë të pasura me likopen, i cili mbron qelizat e trurit nga dëmtimet që i shkaktojnë radikalet e lira.

Çaji i gjelbër

Konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbër përmirëson kujtesën dhe perfomancat e trurit. Po ashtu përmirëson funksionet njohëse dhe lidhjen e trurit.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban kofeinë dhe antioksidues, të cilët ndikon në funksionin e trurit.

Arrat

Arrat forcon qarkullimin e gjakut. Po ashtu përmbajnë acide yndyrore omega 3, të cilat forcojnë enët e gjakut në tru.

Kurkuma

Kurkuma parandalon inflamacionet në tru dhe përmirëson të mbajturit mend.

Mollët

Mollët ndikojnë për një shëndet më mirë të trurit dhe zbutin procesin e plakjes së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera