Sport

“Real Madrid ka qenë shtëpia ime, s’jam penduar për largimin”

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 27 October 2017

Marco Alonso, mbrojtësi i Chelsea, gjatë një interviste për ‘Marca’ në Londër ka folur rreth shumë gjërave në karrierën e tij.

26 vjeçari që është bërë protagonist në Premierligë duke ndihmuar Chelsean në arritjen e titullit kampion, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Real Madridit.
Në fakt, Real Madrid ka qenë skuadra ku është zhvilluar si lojtar Alonso, duke regjistruar 39 paraqitje për ekipin e të rinjve dhe vetëm një për ekipin e parë në vitin 2010.

Derisa ka kujtuar këtë kohë, Alonso Real Madridin e quan si shtëpinë e tij, por nuk është penduar për largimin.

-Advertisement-

“Real Madrid ishte shtëpia ime, por s’jam penduar për largimin”, ka deklaruar Alonso.

Ai tutje kujton kohën deri në arritjen te skuadra e parë, paraqitjen për të cilën e cilëson një ëndërr të realizuar./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera