Sport

Ky trajner italian mund ta zëvendësojë Bunjakun te Kosova

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 26 October 2017

Rodolfo Vanoli është duke u shikuar si pasardhës i Albert Bunjakut për stolin e Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbylli në vendin e fundit edicionin e parë zyrtar të eliminatoreve dhe tani është vënë në kërkim të një trajneri për të drejtuar ekipin në aktivitetet e ardhshme.

Albert Bunjaku nuk bindi, sepse krahas kontestimit nga ana e tifozëve, ai shfaqi probleme edhe me menaxhimin e grupit, duke u grindur me të paktën 5 futbollistë.

-Advertisement-

Kështu, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, nisur edhe nga eksperienca e Shqipërisë, ka hedhur sytë nga Italia, për të gjetur trajnerin e ardhshëm.

Sipas raportimit të mediave italiane, Vokrri është takuar me Rodolfo Vanolin dhe kanë arritur një akord paraprak, për t’i besuar italianit drejtimin e njërës prej kombëtareve më të reja të FIFA-s, e pranuar vetëm në vitin 2016.

Vanoli ka drejtuar kryesisht klube të vogla në Itali dhe jashtë, ndërsa klubi më i madh është Udinese, të cilën e ka drejtuar në vitet 2007-2009.

Së fundi, Vanoli ka drejtuar Olimpia Ljubjanën, në Slloveni.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera