Lajme

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit Haradinaj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 26 October 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj në radhët e këshilltarëve e ka shtuar edhe Erolld Belegun, kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Edhe pse nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar, Belegu nga sot është prezantuar këshilltar i Haradinajt.

Belegu është parë sot në takimin e kryeministrit me të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada, shkruan lajmi.net.

Belegu po ashtu e ka shoqëruar Haradinajn edhe në vizitën bërë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

-Advertisement-

“Kryeministri Haradinaj në vizitën e parë në UP, që nga ardhja e tij në detyrë, ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit z. Muharrem Nitaj, këshilltarët: z. Erolld Belegu dhe z. Luan Jaha, si dhe kolegë të tjerë”, thuhet në njoftimin e UP-së. /Lajmi.net/
erollderolld1katart

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy