Nuk preferon meshkujt milioner, por…
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 26 October 2017
Olya Abramovich e cila edhe përkundër spekulimeve nuk ka lidhje farefisnore me miliarderin Roman Abramovich, është lindur dhe rritur në Perm në Rusinë perëndimore, ku edhe ka filluar karrierën e saj të modelimit, transmeton Zeri.info.
Por në vend që të zhvendosej në qytetet metropolitane në të cilat ka mundësi të panumërta për modelet e reja, siç është Londra dhe Los Anxhelosi, Olya kishte vendosur që të qëndroj në Rusi.
Dhe vendimi i saj ishte më se i drejtë, pasi shumë shpejt ka arritur të bëj miliona fansa në rrjetet sociale, kjo falë fotove dhe videove tejet të nxehta të cilat rregullisht i poston në llogaritë e saj në këto rrjete.
Për të nuk është i panjohur pozimi gati tërësisht i zhveshur, e po ashtu vallëzimi erotik në video të nxehta, me të cilat ajo magjeps miliona adhuruesit e saj. Dhe ajo këtë e bën vërtetë me kënaqësi të madhe.
“Kurrë nuk kam qenë një vajzë e turpshme. I kam adhuruar femrat të cilat kanë pasur guximin që të promovojnë trupin e tyre seksi, sepse mendoj se në këtë nuk ka asgjë të keqe. Pse mos të tregosh diçka për të cilën ndjehesh krenare. E tillë jam edhe unë. Jam falënderuese që kam një trup dhe një bukuri të këtillë të cilën mund ta shfaq pa ngurrim”, ka deklaruar bukuroshja gjatë një interviste.
Dhe ajo insiston se kurrë nuk është tërhequr nga një mashkull i cili ka milionat në banka. Ajo thotë se nëse i pëlqen një mashkull për nga natyra dhe sjelljet, atëherë ai nuk ka nevojë të jetë i pasur apo i famshëm. Mjafton që ai t’i shkaktojë të dridhura në zemrën e saj.
“Ajo që pëlqej më shumë tek një mashkull, është trupi i gjatë dhe i formësuar mirë. Pastaj e adhuroj humorin e tij, por edhe qëndrimin. Mashkulli me të cilin dua të lidhem, duhet të jetë edhe kapiteni im i cili më jep urdhra. E pëlqej zërin e ashpër të një mashkulli dhe nëse ai ka edhe trup të gjatë dhe me muskuj, atëherë i ka plotësuar të gjitha kërkesat e mia”, është shprehur bukuroshja. Ajo thotë se sikurse që ka hobi peshkimin, ajo e pëlqen edhe të peshkoj meshkujt e bukur dhe këtë e bën me sukses.
Të tjera
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga rdhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...
-
E rëndë: Albin Kurti ditën e parë të fushatës shkon në drekë tek nëna Ferdonije, por dëgjoni momentin e dhimbshëm kur Ferdonije Qerkezi para disa muajve ankohet që Kurti nuk e ka ndihmuar aspak
Nëna, Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e Kosovës për liri humbi 4 djemt dh...
-
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa p...
-
Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, komandanti i KFOR-it flet për arsyen e refuzimit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së...