Lajme

Deputetëve iu prezantohet raporti i auditorit për 2016-ën

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 26 October 2017

Seanca e Kuvendit po vazhdon me paraqitjen e raportit të përgjithshëm të auditorit për vitin 2016, ku u tha se pasuria kombëtare e Republikës së Kosovës në vlerën e asetetve arrin në prej 8.1 milard, megjithëse shumë pasuri të tjera nuk janë të regjistruara.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se për ta përfunduar këtë raport, kanë audituar 105 raporte të auditimit për 92 organizata buxhetore, 4 ndërmarrje publike, 2 projekte të donatorëve dhe 7 opinione buxhetore.

Sipas tij, shkalla e zbatimit të rekomandimeve të auditorit nuk është e kënaqshme. Ai duke u ndalur në prokurimin publik, dobësi në vlerësimin e nevojave, hyrja në kontrata pa zotime paraprake, pagesa jo në përputhje me kontratat, monitorim i dobët i kontratave, mbikëqyrje e dobët e punimeve.

-Advertisement-

Lidhur me regjistrimin e pasurive, ai tha se si sfidë mbetet fakti që shumë organizata buxhetore nuk kanë arritur të përfundojnë regjistrimin e ë asetet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera