Rozë

Fergie pas ndarjes flet për rritjen e të birit

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 25 October 2017

Fergie dhe Josh Duhamel pavarësisht që janë ndarë, janë duke rritur së bashku djalin e tyre dhe e duan akoma njëri-tjetrin.

Këngëtarja e “You Already Know” ka folur në “The Talk” për faktin se si ajo dhe ish-bashkëshorti  i saj po e rrisin djalin e tyre qysh prej se janë ndarë.

“Unë jam mirë, jam aq mirë sa mund të jesh pas ndarjes. Gjëja e mirë është se ne nuk e kemi humbur njëri-tjetrin si prindër. Gjithçka është e njejtë, përveç se nuk jemi një çift më”, ka thënë Fergie, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Pavarësisht ndarjes, këngëtarja thotë se ajo nuk mban inat ndaj aktorit dhe se të dy janë të përkushtuar në rritjen e të birit katër vjeçar, Axl Jack.

“Unë e dua Josh. Ne punojmë të dy me orar të plotë por megjithatë ne kemi Axl dhe po e rrisim së bashku”, ka thënë tutje ajo.

Fergie poashtu ka thënë se ndarja nuk ishte në planet e saj.

“Nuk ishte plani im. Doja të isha e martuar përgjithmonë”, ka përfunduar ajo.

Fergie dhe Josh Duhamel janë ndarë pas tetë vjetësh martesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera