Messi i gjakosur, ISIS kërcënon Botërorin e Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 25 October 2017
Shteti Islamik ka kërcënuar sërish, e këtë herë gishti nuk është drejtuar nga qeveritë e vendeve që po luftojnë militantët e tij, por nga Botërori “Rusi 2018” që do të zhvillohet verën e ardhshme, duke nisur nga 14 qershori.
Përmes një prej organeve mediatike të propagandës së tij, “Wafa Media Foundation”, ISIS ka publikuar në rrjet një fotomontazh të Lionel Messit që derdh lotë gjaku pas hekurave.
Nuk mjafton vetëm kjo, pasi përbri fytyrës së gjakosur të sulmuesit të Barcelonës dhe kombëtares argjentinase të futbollit, ka edhe një mesazh të shkruar në anglisht: Ju po luftoni një shtet, i cili nuk e njeh fjalën ‘dështim’ në fjalorin e tij.
Ky nuk është kërcënimi i parë i këtij lloji. Në “Telegram”, aplikacionin e mesazheve të përdorur shpesh nga militantët xhihadistë të Shtetit Islamik, qarkullon prej kohësh një imazh i një luftëtari të ISIS, të armatosur me kallashnikov dhe me një bombë gati për të shpërthyer, ndërkohë që në sfod shihet qartësisht profili i “Volgograd Arena”, njëri prej stadiumeve që do të presë fazën finale të Botërorit të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, përtej dhënies së lajmit për një logo të “Rusi 2018” që po qarkullon në rrjete sociale me një xhihadist të armatosur dhe fjalët “Na prisni!” në arabisht, britanikja “the Sun” shkruan edhe për një poster të dytë propagandistik të një terroristi të armatosur që mbikëqyr “Luzhniki Stadium” të Moskës, aty ku më 15 korrik të vitit të ardhshëm do të luhet edhe finalja e Botërorit.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...