Lajme

Policia në këmbë për ta gjetur babain që vrau fëmijën e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 24 October 2017

Në Gjermani ende po vazhdon aksioni i Policisë për të cilin dyshohet se ka mbytur vajzën e tij dy vjeçe së cilës i ka prerë gabzherrin.

Siç transmeton “Mail Online” policia që kanë shkuar në vendin e ngjarjes të hënën në mbrëmje, në banesën në një paralagje të Hamburgut kanë mbetur të shokuar kur e kanë parë fëmijën e masakruar.Nëna e fëmijës siç thuhet gjendet në shok total në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Policia po shfrytëzon qentë gjurmues ndërsa janë formuar edhe ekipe të cilët po shkojnë derë më dere nëpër lagje të Hamburgut ku ka ndodhur ngjarja për të tentuar të dinë nëse dikush e ka parë të arratisurin. informata tjera zyrtare nga ana e Policisë tani për tani nuk ka.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera