Lajme

Shqiptarja sulmon policen gjermane në detyrë, arsyeja do t`ju befasojë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 24 October 2017

Një shqiptare 30 vjeçare, dje rreth orës 06:00 të mëngjesit ka sulmuar nje police në Heilbronn të Gjermanisë. Policja pjese e një patrulle po bënte një kontroll rutinor, ndërsa gruaja ishte e shtrirë në një stol në Stacionin Hekurudhor të qytetit, shkruan heilbronnerstime.de.

Fillimisht policja ka dashur të flasë me gruan, që dukej e palëvizshme dhe ka provuar ta zgjonte nga gjumi. Kur policja i ka kërkuar dokumentet, gruaja me shtetësi kosovare, e alkoolizuar rëndë, e ka goditur atë, transmeton albinfo.ch.

Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunje sa që polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë më.

-Advertisement-

Kosovarja me qëndrim në Hanover të Gjermanisë do të paditet për fyerje dhe shkaktim lëndimi trupor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera