Lajme

Lista Serbe fiton me ndërhyrjen e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 24 October 2017

Subjekti politik i dirigjuar nga Serbia – Lista Serbe, që ka fituar zgjedhjet, sipas analistëve parashihet të sjellë probleme në shtetin e Kosovës, ndërsa Qeveria e Kosovës fajësohet se nuk e ndaloi këtë ndërhyrje, shkruan sot Gazeta “Zëri

Subjekti politik Lista Serbe ka fituar bindshëm të gjitha komunat serbe në zgjedhjet lokale në vend, të cilat u mbajtën të dielën.

Përveçse në nivelin qendror ku kjo parti ka arritur të krijojë një lloj “vetoje” në vendimmarrje, edhe në nivelin lokal në zgjedhjet e së dielës ka fituar pa balotazh në nëntë komuna të vendit derisa në Komunën e Kllokotit udhëheq me fitore prej 47 për qind.

-Advertisement-

Madje kjo parti në komunat me prezencë të banorëve serbë në Kosovë ka arritur të lërë mbrapa dhe disa parti të tjera të shumicës shqiptare që kanë një traditë dhe kanë pasur qeverisjen në këto komuna.

Mirëpo, fitorja e kësaj partie sipas analistëve parashihet të sjellë probleme në shtetin e Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.

Fitorja e Listës Serbe vlerësohet se është bërë me ndërhyrjen e shtetit serb e që Qeveria e Kosovës fajësohet se nuk e ndaloi këtë ndërhyrje.

Analisti Mazllum Baraliu, ish-anëtari i KQZ-së, thotë se fitorja e Listës Serbe mund të sjellë vetëm pasoja dhe asnjë gjë të dobishme.

Baraliu ka thënë se këto rezultate janë të pranishme pasi është e qartë se qeveria serbe ndërhyri në këto zgjedhje.

“Edhe organizimi ka qenë teledirigjues dhe madje edhe imponues e shantazhues”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera