LDK-ja rikthen primatin, lë mbrapa PDK-në dhe LVV-në
Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 23 October 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja) është rikthyer si partia e parë në vend, duke lënë mbrapa Partinë Demokratike të Kosovës (PDK-në) dhe lëvizjen “Vetëvendosje”. Vetëm pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare ky subjekt politik ka rritur dukshëm votat e qytetarëve, njëkohësisht edhe “hisen” politike në shumicën e komunave të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja) pas shumë kohësh është rikthyer si partia e parë në vend, duke u bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Partia e Isa Mustafës, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga rrjeti i OJQ-ve, “Demokracisë në Veprim” DnV, ka fituar mbi 210 mijë vota, duke lënë prapa PDK-në e Kadri Veselit, që ka fituar rreth 150 mijë vota dhe “Vetëvendosjen” me afro 130 mijë vota.
LDK-ja është edhe partia e cila ka fituar më së shumti komuna pa balotazh, kurse në katër prej shtatë komunave kryesore të vendit ka siguruar edhe një rund, shkruan tutje “Zëri”.
Duke iu referuar të dhënave të DnV-së, pasi që KQZ-ja nuk ka dalë me të dhënat e saj, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar vetëm një komunë pa balotazh, Drenasin, kurse në rundin e dytë do të luftojë në Prizren, në Mitrovicë e në Ferizaj.
Rritje në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale të 2013-ës ka shënuar edhe lëvizja “Vetëvendosje”, megjithëse jo aq sa është pritur pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale këtë vit. Përveç Prishtinës, “Vetëvendosja” ka siguruar balotazhin edhe në disa komuna të tjera.
Gjatë ditës së djeshme, sipas KQZ-së, në votime kanë dalë 812 mijë qytetarë apo 43.82 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...