Lajme

Mbajtja e zgjedhjeve lokale në vend dhe angazhimet e Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë së pergjithshme në këtë proces

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 22 October 2017

Policia e Kosovës, realizoi me sukses planin operativ për mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Pjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike

Vlen të theksohet se vleresuar në aspektin e sigurise në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një menyrë apo tjeter nuk kanë ndikuar në mbarvajtjen e procesit zgjedhor.

-Advertisement-

Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të ndryshme, por që me veprimet profesionale dhe të menjehershme jane menaxhuar me sukses nga autoritetet kompetente, Policia e Kosoves dhe Prokuroia e Shtetit.

RASTET

Në Policinë e Kosovës në gjithë territorin e vendit janë evidentuar disa raste penale, si dhe katërmbëdhjetë (14) incidente të natyrave të ndryshme, të cilat Policia e Kosovës i ka trajtuar dhe menaxhuar me sukses sipas procedurave të parapara ligjore.
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar të PKK-Jarinje, sot rreth orës 12:40 në hyrje të RKS-së kanë ndaluar për kontrollë një autobusë udhëtarësh me targa KG, në të cilin janë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese.

Pas verifikimit të mjeteve të dyshuara ka rezultuar të jenë dy granata dore dhe dy detonator elektrik të cilët në mënyrë të kontrolluar janë larguar nga njësitet kompetente.
Si rezultat i punës dhe veprimeve të zyrtarëve policor lidhur me këtë rast janë shoqëruar tre persona të dyshuar serb në stacion policor.
Lidhur me këto raste në cilësinë e personave të dyshuar me vendim të prokurorit kompetentë janë ndaluar pesë persona.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetent.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave njerëzore në përgjithësi deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera