Lajme

Zv/ministri i Punës sulmon fizikisht aktivistin e Partisë së Ashkalive në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 22 October 2017

Besart Jashari, bartësi i listës së Partisë Demokratike të Ashkalive dhe zv/ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me djalin e tij e ka sulmuar fizikisht Fatmir Aliun, aktivistin e Partisë së Ashkalive për Integrim.

Aliu tashmja gjendet në emergjence duke u ekzaminuar nga mjekët, njofton Klan Kosova.

“Unë isha duke shkuar të marrë bukë për aktivistët, si më tha kastravec dhe së bashku me djalin e tij më sulmuan fizikisht”.

-Advertisement-

“Më herët nuk kemi pas konflikte dhe nuk e di pse ka ndodh kjo”.

“Pas këtu do të jap deklaratë në Polici”.

Klan Kosova rreth kësaj çështje më vonë do të ua sjell edhe versionin e Policisë për rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera