Sport

Botëror i njollosur? Blatter e Platini në “Rusi 2018”

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 22 October 2017

Pak vite më parë, Joseph “Sepp” Blatter dhe Michel Platini ishin personazhet më të fuqishëm që komandonin sportin më popullor në botë, por nga heronj të futbollit, ata u kthyen shpejt me këmbë në tokë.

Menaxheri zviceran dhe ish-sulmuesi francez duket se rrëzuan njëri-tjetrin në një luftë të drejtpërdrejtë që kulmoi me skandale korruptive, shantazhe dhe akuza për pastrim parash. Tani të dy ata do të jenë në Botërorin 2018, në Rusi, të ftuar nga organizatorët.

Presidenti rus Vladimir Putin ftoi publikisht ish-kreun e FIFA-s, ndërsa pjesë e organizimeve do të jetë edhe Platini.

-Advertisement-

“Kupa e Botës është një festë për futbollin dhe ne do të mirëpresim miq nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata të vjetrit. Presidenti Putin ka një marrëdhënie të mirë me Blatterin dhe Platininë, ndaj do të jemi të lumtur t’i shohim në Moskë”, tha një zëdhënës i Kremlinit.

Zvicerani Blatter po vuan një dënim 6-vjeçar nga të gjitha detyrat që kanë lidhje me futbollin. Dënimit nuk i shpëtoi as ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini. “Le Roi” mori dy milionë dollarë nga FIFA, në një transaksion të dyshimtë që i rrënoi karrierën. Të dy personazhet kanë qenë mbështetës të kandidaturës ruse për Botërorin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera